Vullneti i qytetarëve të Kosovës u shpreh masivisht në mbrojtje të Republikës dhe kundër fusnotës që rikthen Kosovën nën regjimin e Rezolutës 1244- thuhet në një komunikatë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Kanë qenë 15.000 qytetarë të Kosovës që kanë nënshkruar në datat 25 dhe 26 shkurt peticionin drejtuar Kuvendit të Kosovës për t’u mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të kundërshtuar vendosjen e fusnotës në emërtimin zyrtar të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, kjo lëvizje ka paralajmëruar për të hënën një protestë në sheshin “Nëna Terezë” dhe para Qeverisë së Kosovës.

“Ajo do ta pezullojë për katër orë punën e kësaj Qeverie që po na e pezullon shtetin dhe pavarësinë”, deklaroi lideri Albin Kurti në paralajmërimin e protestës paqësore. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE