Në këtë mënyrë, ministri i Jashtëm serb do të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB për vitin e ardhshëm, duke përfaqësuar 23 vendet e Europës Lindore, duke përfshirë edhe Kosovën, njofton aghejncia informative “Presheva Jonë”
Gjenevë/UNO, 8 qershor
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, është presidenti i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Ai u zgjodh në këtë post si rezultat i mbështetjes që mori nga 99 vende, ndërkohë që votuan gjithsej 190 vende (nga 193 vendet anëtare të OKB), përmes një votimi të fshehtë. Sipas informacionit që përcillet nga mediat serbe, Jeremiç arriti të triumfonte përballë rivalit të tij në këtë garë, ambasadorit të Lituanisë, Dalius Cekuolis. Në këtë mënyrë, ministri i Jashtëm serb do të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB për vitin e ardhshëm, duke përfaqësuar 23 vendet e Europës Lindore, duke përfshirë edhe Kosovën.
SHPËRNDAJE