Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet kudo, por nën patronazhin e Bashkimit Evropian.

Ai për televizionin serb Happy ka thënë se “nëse ndërrohet formati i dialogut gjegjësisht futen faktorë të rinj, për atë duhet të negociohet”.

Vucic ka thënë se “dialogu i brendshëm në Serbi duhet të kryhet në mënyrë që qytetarët serb “të mos zgjohen” me lajmin se Vucic e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fituar asgjë”. Me këtë, Vucic ka paralajmëruar një njohje të pavarësisë, por ka lënë të nënkuptohet që Serbia duhet të fitojë diçka

SHPËRNDAJE