largea_z_1459068137-34645421459068441Pas ndërmarrjes së masave të reciprocitetit me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës për të bllokuar kamionët me mallra serbe që hyjnë në Kosovë, ka reaguar edhe kryeministri i atjeshëm, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq, në një prononcim për media, ka thënë se qeveria e tij është duke u marrë me problemin, është në diskutim të vazhdueshëm me Brukselin dhe se beson që kjo çështje do të zgjidhet shpejtë.

Ai ka thënë se nuk dëshiron që t’i “vë benzinë zjarrit” kur bëhet fjalë për këtë çështje.

“Po shikojmë që ta zgjidhim këtë dhe ju them me bindje të plotë se për këtë çështje po merremi çdo ditë. Nuk dua që të vë benzinë mbi zjarr për këtë çështje, por besoj që në një të ardhme shumë të afërt do ta zgjidhim këtë çështje”, ka porositur Vuçiq.

Tre ditët e fundit, për shkak të masës së reciprocitetit të ndërmarr nga Ministrja e Tregtisë. Hykmete Bajrami me Serbinë për bllokimin e kamionëve me mallra serbe, në Merdarë po shkaktohen kolona të gjata të veturave, sidomos të atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropën perëndimore.

Ata janë pritur nga zyrtarë të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë të cilët u kanë dhuruar qytetarëve ujë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami kishte nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit. Vendimi kishte ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme. Tash, as Shteti i Kosovës nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia.

SHPËRNDAJE