Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është larguar nga Brukseli pasi përfaqësuesit e Kroacisë kanë bllokuar hapjen e kapitullit 26 të antarësimin në bllokun europian.

Vuçiç është shprehur se ishte i lodhur nga sjellja e Kroacisë dhe se nuk ishte ndërmend që të vazhdonte negociatat në rast se nuk merren masa për të parandaluar diçka të tillë.

Bojkoti i takimit nga ana e Vuçiç dhe zyrtarëve të BE-së, përkoi me vizitën e Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov në Beograd, i cili premtoi ndër të tjera mbështetjen e vazhdueshme të Moskës për Serbinë.

Ndërkohë, në konferencën e përbashkët të mbajtur për mediat, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç i cili ka kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse , theksoi se nëse rruga e Serbisë drejt Bashkimit Europian do të varet nga Kroacia, atëherë do të ketë rënie të interesimit për t’iu bashkuar Bllokut.

SHPËRNDAJE