Futbollisti jug-afrikan, Luke Fleurs është qëlluar për vdekje në një një tentim për rrëmbim ose vjedhje në veturën e tij në Johannesburg.

Kaizer Chiefs, klubi i deridjeshëm i mbrojtësit, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale.

Ata e kujtuan 24 vjeçarin dhe e ngushëlluan familjen dhe miqtë e tij, shkruan “Mirror”.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se futbollisti i Kaizer Chiefs, Luke Fleurs tragjikisht e humbi jetën mbrëmë gjatë një incidenti rrëmbimi në Johannesburg. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe për miqtë në këtë periudhë të vështirë. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shkroi klubi jug-afrikan.

Ylli i Kaizer Chiefs, u qëllua për vdekje në një tentim grabitje të makinës në periferi të Johannesburgut, ndërsa mbrojtësi ishte duke pritur në një pikë karburanti.

24 vjeçari kishte luajtur në klubet Ubuntu Cape Town e SuperSpot United para se të transferohej vitin e kaluar tek Kaizer Chiefs.

Ai ka luajtur për Afrikën e Jugut U-17 dhe për Afrikën e Jugut U-23.

SHPËRNDAJE