Dy shqiptarë mbetën të vrarë të martën në Athinë nga plumbat e armëve të bashkatdhetarëve të tyre.

Krimi ndodhi rreth orës 14 00 të ditës së djeshme në një lokal në rrugën Sofokleus në Athinë, ku 2 viktimat ishin duke drekuar me 2 shqiptarë të tjerë.

Sipas dëshmitarëve 4 personat po drekonin qetësisht, kur papritur dy prej tyre u çuan nga tryeza dhe qëlluan me breshëri dy të tjerët që ndodheshin ende duke ngrënë në tryezë dhe i lanë të vdekur në vende.

Policia greke deklaron se viktimat janë Armando Kola e Klajdi Hoxha. Pas krimit 2 personat e armatosur u larguan qetësisht në këmbë nga lokali.

Në zonë erdhi menjëherë policia e cila u vu në kërkim të vrasësve dhe mori edhe dëshmitë e personave që ndodheshin në vendngjarje.

SHPËRNDAJE