Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet.

Përmes një postimi në platformën “X’, Von Cramon e ka cilësuar këtë deklaratë si “një bllof”, dhe se sipas saj, sigurisht që Serbia që nuk do të largohet.

“Një bllof sigurisht. Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

SHPËRNDAJE