Voller-PPE: LDK-ja e Hoti më së miri e udhëheqin Kosovën në rrugën euroatlantike.

Me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore, Sekretari i Partive Popullore Evropiane (PPE) për Marrëdhënie me Jashtë, Patrick Voller, ka thënë të mërkurën se vetëm Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) dhe kandidati i saj për kryeministër, Avdullah Hoti mund ta drejtojnë me sukses Kosovën për të luftuar pandeminë, për të zhvilluar ekonominë dhe për ta udhëhequr vendin në rrugën euroatlantike.

“Sfidat e sotme politike janë më të ndërlikuara, por LDK-ja ka përvojën e saj për të udhëhequr shtetin në këtë kohë të vështirë sikur që është sot. Ata që bërtasin me zë të lartë për vëmendje nuk janë domosdoshmërisht edhe më të mirë për zgjidhjen e problemeve të sotme. Prandaj ne brenda familjes popullore evropiane, e mbështesin plotësisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe ekipin e tij të shkëlqyeshëm për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë”, ka thënë Voller, në ceremoninë e hapjes së fushatës së LDK-së, nëpërmes një lidhje live nga Brukseli.

Voller tha se “ne besojmë në përvojën e z. Hoti, në luftën e tij për reforma ekonomike, duke ditur më së miri të çoj përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. LDK-ja është parti e cila do të punojë më së miri për rimëkëmbjen e nevojshme ekonomike, për interesa të bizneseve, për investime të reja, për reforma ekonomike, për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për bizneset familjare, për të rinjtë dhe gratë”.

Voller tha se e gjithë kjo mund të arrihet duke parë kandidatët shumë mirë dhe me përvojë në ekipin e LDK-së, për këto zgjedhje kaq të rëndësishme.

SHPËRNDAJE