Dark Mode Light Mode

Vokrri: Pavarësisht kundërshtimeve, arritëm triumfin

kosossKryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se pranimi i Kosovës në FIFA, ka shënuar përfundimin me sukses të një kapitulli të radhës.

Vokrri këto komente i bëri në një konferencë për media, ku përmendi edhe disa nga vështirësitë që ka pasur FFK-ja në kongresin e FIFA-s.

“Ju i dini vështirësitë në kongresin e fundit të FIFA –s, ku përkundër rezultatit bindës falë shteteve që kanë qenë pro pranimit tonë, vështirësia ka qenë tek kundërshtarët që kemi, por, kemi qenë vigjilentë dhe ia kemi dalë”, tha ai.

Advertisement

Konferencë e delegacionit të FFK-së

Delegacioni i FFK-së mban konferencë për media pas kthimit nga Meksika ku Kosova u pranua ne FIFA.

Më herët nga Meksika është kthyer kryetari i Federatës së Kosovës Fadil Vokrri së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 − 2 =

Previous Post

Zyrtare, nga sot Bujanoca udhehiqet nga Shaip Kamberi, kryetar komune, Jonuz Musliu, kryetar Kuvendi

Next Post

Presheva, Vlora Citakut: Haram t'koftë buka që ta dham.Te pritem si motër e na dole dreq...

Advertisement