KUr kanë mbetur fiks edhe tri javë deri në ditën e zgjedhjeve brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, duket se rrethi i kandidatëve potencial po ngushtohet, kjo pasi që veq kemi paralajmërime për tërheqja nga kandidatura e atyre që patën dal në media, si z. Arianit Ahmeti i cili ka thënë se në rast të paraqitjes së djalit të legjendës tonë Fadil Vokrri, Gramozi ti hynte kësaj gare.
E në një prononcim për “Presheva Jonë”, Gramozi, djali i 9-shit legjendarë të fushës së blertë për shqiptarët ka fol shkurt për kandidimin e mundshëm që pritet të konfirmohet më së largu ditën e enjte, ku si zakonisht me një edukatë të shtuar, ndër të tjera ka deklaruar se me 6 prill, nëse do të fitonte z.Agim Ademi, do të ia uronte fitoren.
“Ka një interesim nga ana e klubeve për ta bërë një ndryshim. Ka bisedime edhe natyrshëm në momentin që bëhet dicka zyrtare, do të dal vet publikisht. Duk e di a do të ketë të tjerë kundërkandidat, por, cdo projekt për ta avancuar futbollin është i mirëseardhur”, ka thënë z. Vokrri.
Në pyetjen tonë në lidhje me ditën e zgjedhjeve ku pritet që gara të jetë e hapur dhe fer me gjasë, nëse më 6 prill do të fitonte z. Agim Ademi, a do ta uronte për fitoren dhe a do të priste urim anasjelltas nga z. Ademi nëse fitoni, ai ka thënë se “Natyrisht, do ta uroj nëse fiton kryetari aktual sepse vlerat e futbollit janë më të mëdha sesa ambiciet personale”.
Në një kandidim të mundshëm si kandidat i përbashkët i sic po quhet tani në mendia “opozitës” së kryetarit aktual, z. Vokrri në një farë forme nëse do të arrinte të grumbullonte nënshkrimet e nevojshme për garën e 6 Prillit, do të hiqte cdo dilemë brenda opozitës dhe opinionit në lidhje me legjitimitetin statutarë të kuvendit dhe do të ishte një garë me të vërtetë e bukur.
Le të fitojë më i mirë!

SHPËRNDAJE