Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e deputetëve të opozitës.

Çitaku ka shkruar në faqen e saj në Facebook se përmes konkirsit të panipuluar në KEK u tentua punësimi i familjarëve dhe militantëve të VV-së.

“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen.
Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, tha Çitaku.

SHPËRNDAJE