Nga sot flamuri dardan do të valojë sërish në Presidencë. Kjo pasi që ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që i njëjti të valojë bashkë me flamurin e Kosovës dhe atë të Bashkimit Evropian, në objektin ku gjendet Kuvendi i Kosovës dhe Presidenca, shkruan Gazeta Express.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, në një deklaratë për Gazetën Express ka thënë se këto simbole janë përdorur edhe nga ish-presidentët Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga

Sipas tij të njëjtat janë hequr nga përdorimi nga presidenti paraprak dhe atë pa asnjë vendim apo bazë ligjore.

Sipas tij, për këtë arsye u.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka marrë vendim për përdorimin e simboleve të njëjta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Simbolet janë përdorur nga presidentët Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, ndaj u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu ka marrë vendim për përdorimin e simboleve të njëjta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.  Në vitin 2000, Presidenti Rugova kishte vendosur që këto të jenë simbole presidenciale. Në të shkruan qartë: stema/vula e presidentit të Kosovës. Por, këto as nuk kanë qenë e as nuk janë simbole partiake”, ka thënë Kupina për Express.

Ai më tej bëri të ditur se të gjitha shtetet kanë vulë, stemë dhe flamur presidencial, siç mund të dëshmohet prej shteteve të rajonit e deri në SHBA.

“Ndryshe, të gjitha shtetet kanë vulë, stemë dhe flamur presidencial, siç mund të dëshmohet prej shteteve të rajonit e deri në SHBA”, ka thënë më tutje ai.

Për sa i përket heqjes së përdorimit të këtyre flamujve në presidencë nga presidenti paraprak, Hashim Thaçi, këshilltari i Osmanit pohoi se është bërë pa asnjë vendim apo bazë ligjore.

“Të njëjtat janë hequr nga përdorimi nga presidenti paraprak dhe atë pa asnjë vendim apo bazë ligjore. Ndaj, vendimi është marrë në përputhje me nenin 1, paragrafi 2, të Ligjit nr.03/L/094, për Presidentin e Republikës së Kosovës. Vendimi i është marrë me qëllim që të harmonizohet çdo akt që del nga Presidenca ta ketë stemën, siç potencohet në ligj”, ka thënë Kupina.

SHPËRNDAJE