Bujanoc, 15 shkurt  (By Metali Krasniqi)  -Që nga themelimi i shtetit amë – Shqipërisë, Luginën e Preshevës, për herë të parë, do ta vizitojë presidenti shqiptar, Bujar Nishani. Vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, më 7 Mars në Luginë të Preshevës, pikërisht në Bujanoc, me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditës së Mësuesit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve  nga kabineti i presidentit shqiptare.

 

Lideret e Lugines se Preshevës: Vizite historike e presidenit shqiptar ne tokat shiptare !

Kete vizite të të parit te shtetit shqiptare e kane mirëpritur edhe lideret e Lugines se Preshevës, te cilet e cilesojne si nje vizite hisotrike.  Shaip Kamberi, ka pohuar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se ” më 7 Mars në Ditën e Mësonjëtores së Parë Shqipe presidentit shqiptar Nishani do ta vizitojë Bujanocin. Eshte kjo nje dite historike jo vetëm per shkollen shqipe por edhe per mbare kombin tonë në Luginen e Presheves.”

 

 

Me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe – Ditës së Mësuesit dhe hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe do theksuar: Historia e arsimit paraqet një ndër aspektet më të rëndësishme të historisë sonë, ku rol të veçantë dhe të pazëvendësueshëm luajti Lëvizja e Rilindjes sonë Kombëtare, epoka më e ndritshme e historisë shqiptare që nga shekulli XIX. Ndaj, sot, 7 Marsi – Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet shqiptare, ngase populli ynë i ka ende të freskëta sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tanë të parë, ata pishtarë të arsimit që na mësuan shkronjat shqipe, dhe na mësuan se si ta duam, ta mbrojmë dhe ta respektojmë atdheun.

Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Shqipërisë në këtë rajon, duke marrë parasysh vizitën kohë më parë të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në nëntor të vitit 2014.

 

Presidenti Nishani për “Presheva Jonë”: Lugina e Preshevës është prioritet i Shqipërisë ! (Në foto: Presidenti shqiptare me gazetarin e Presheva Jonë)

 
Në intervistën e fundit për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se “shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë demonstruar vazhdimisht që përfaqësojnë identitetin e tyre kombëtar, duke reflektuar parimet më të mira europiane”.
Por, shtoi ai, është e papranueshme për realitetin e sotëm evropian, niveli i ekonomisë, zhvillimi i infrastrukturës, mundësitë dhe hapësirat e arsimimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm nga pikëpamja sociale dhe shoqërore”

SHPËRNDAJE