Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar se Behgjet Pacolli po ateron në kryeqytetin e Shqipërisë.

Zaimi ka shkruar në Facebook se deputeti i AKR’së do të aterojë në Tiranë, raporton Gazeta Express.

“Tiranë o qytet me fat, prite prite Behgjet Beun, po zbret me aeroplan privat
Të shpëtojë mëmëdheun”, ka shkruar ai.

Pacolli tashmë ka kaluar Zvicrën, mirëpo akoma nuk dihet se ku do të aterojë.

Ai ka leje për t’u ulur nga Ministria e Infrastrukturës në Kosovë, por Ministria e Shëndetësië e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sipas këtyre rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet në konviktet e Prishtinës për dy javë. Mbetet të shihet se cfarë do të ndodhë pasi të aterojë në Prishtinë se cfarë do të ndodhë me Pacollin i cil është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe po vjen për të marrë pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e re.

SHPËRNDAJE