Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar qeverinë e shkuar, duke thënë se nga një “Qeveri e Shpresës” ata u shndërruan në një “Qeveri të Dështimit”.

Këto komente ai i ka bërë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

“Ajo do të mbahet mend si një Qeveri e dështimit. Asgjë nuk bënë. Edhe në pikat që thonin se do t’i bënin menjëherë.”, ka thënë Veseli.

Më tutje, ai tha se në këto 30 vite të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së, asnjëherë sikur me qeverinë e kaluar nuk janë vënë në pikëpyetje raportet tona.

Kryetari i PDK-së foli edhe për shkarkimet e bordeve nga ana e qeverisë Kurti. Sipas tij, e gjitha kjo ka qenë e paligjshme dhe do t’i kushtoj shtetit të Kosovës miliona euro humbje.

Për më tepër, ai tha se edhe këto borde u mbushën me anëtarë të partisë së tyre, për cka kishin thënë se nuk do ta bënin asnjëherë.

SHPËRNDAJE