Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia që drejton do të mbetet në opozitë dhe nuk do të pranoj kurrfarë koalicioni bashkëpunimi as me VV e as me LDK e partitë tjera në këto rrethana.

Ai tha se Presidenti Hashim Thaçi e ka për obligim kushtetues që t’i japë zgjidhje për krijimin e institucioneve.

“Koha që po kalojmë ndodhsha edhe këtë takim do ta bënte këtë takim kuptimplotë nëse do të ishte preokupim për pandeminë. Situata e krizës është e pazakontë sepse është shkaktuar nga vet ata që do të duhej të qeverisnin”.

“Kemi një acarim politik me qëllim protagonzimit për përfitim elektoral edhe në këtë situatë, veçanërisht nga LVV dhe LDK”.

“Kjo po e rëndon jetën e njerëzve dhe ka vënë në bllokadë Republikën e Kosovës. Qeveria në largim me hapat që ka ndërmarrë ka bllokuar Kosovën dhe vetveten. Ka bërë shkelje të Kushtetutës. Presim edhe të dytën. Ka shkelje ligjore që po bëhen çdo ditë”.

“E ka vënë shtetin e tij në konfrontim. Kemi nevojë për SHBA dhe BE dhe është krijuar polaritet. Aspekti më i rëndë është pjesa e situatës në veri. Kemi lejim të institucioneve të një shteti tjetër armiqësor që ka vendos gjendje formale juridike që nuk ka ndodhur për 21 vjet. Pas luftës e dimë të gjithë se ka pasë struktura paralele. Kjo qeverisje vendimin e Vuçiqit e ka legjitimuar dhe e ka bërë vendim të saj”.

Veseli në takimin e sotëm të Presidentit Thaçi me partitë politike parlamentare ka thënë se PDK do të mbetet në opozitë tash dhe që kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme në një situatë tjetër të re.

“Kemi një situatë reale, në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mund të shkohet për shkak të pandemisë, por as këtë Qeveri nuk mund ta lëmë. Veprimet e saj janë joligjore dhe jokushtetuese. President e keni mandatin kushtetutës sa jeni në mandat, është obligim i juaj të jeni gardian i ku8shtetuës dhe t’i jeni zgjidhje kësaj situate”.

“PDK do të jetë opozitë. Nuk pranon ftesa nga këta që kanë shkuar as këta që do të vinë. PDK është për zgjedhje të jashtëzakonshme sapo të krijohet një rrethanë e re”.

SHPËRNDAJE