Linderi i Partisë Demokratike të Kosovês, Kadri Veseli, nê një postim të tijin nê facebook, e ka komentuar mbylljen e aeroportit, e sidomos si njê gjë që ndikon tepër negativisht për diasporên tonë.

Ja postimi i plotê i Veselit.

 

Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.

Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkëatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh.

U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t’i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë.

Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë.

SHPËRNDAJE