Pak ditë para festës së 28 Nëntorit, një grup i vullnetarëve kanë vendosur flamuj në Podujevë.

Kësaj radhe, përveç që janë vendosur për festën e 28 Nëntorit, këta flamuj i janë dedikuar tashmë të ndjerit kapitenit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë javë më parë.

Ky i fundit çdo 28 nëntor stoliste Podujevën me flamuj kombëtarë. Ejupi ishte iniciatori kryesor që Llapi të dukej kuq e zi në festën e kombit shqiptar.

Në nderim të veprës së tij, kjo iniciativë ka vazhduar edhe për këtë 28 nëntor, e mbështetur nga shoqata e veteranëve të luftës të Llapit dhe nga banorë të tjerë.

Ky grup i vullnetarëve gjatë ditës ka vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

SHPËRNDAJE