Skyfter Kadriu Presheva (4 shkurt 1961-1 dhjetor 2017)

 

Dje, në Annecy të Francës, me drekë eshte varrusor me nderime te larta prof.Skyfter Kadriu-Presheva (56) i cili nderroi jete para tri dite. Ne ceremonin e varrimit morën pjese pos familjareve dhe mbare farefisi Kadriu nga Presheva edhe shume miqe dhe shoke nga Lugina si dhe nga kosova, Shqiperia dher Zvicra qe kishin ardhur qindra a mijera kilometra për ta rrespektuar dhe nderuar per here te fundit profesorin dhe dhe mikun e tyre te dashur Skyfterin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Skyfteri e deshi flamurin dhe me flamur u varros 

Ne këte ceremoni mortore me lot ne sy te fundit u ndane bashkeshortja Adrijana me te birin Skenderin (ne foto majtas) dhe te bijen Doniken si dhe Ilir Hasan Kadriu-Presheva (djathtas). Te pranishem kane qene shoke te luftes dhe lapsit. Amaneti i tij ka qene kur te behet SHQIPNIA ETNIKE bashkimi i trojeve shqiptare te kthehet ne token NENE,amanetin do ja qojme deri ne fund. Fjalim kane qene veprat e tij.

 

Presheva “mollë e ndaluar” për familjen e Skender plakut me djemt e tij Hasanin dhe Skyfterin

Me 1 dhjetor te ketij viti rreth ores (20:30) pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë ka nderuar jete veprimtari i njohur preshevar prof. Skyfter Kadriu, djali i patriotit Skender Kadriut nga Presheva, i cili jetoi një kohë në Prishtinë, kurse kohën e fundit në Tiranë dhe France por që mbi 27 vjet nuk e shkeli tokën e Preshevës.

“Qe plotë 27 vjet nuk kam qenë në Preshevë, më ka marrë malli që nuk ta merr mendja, më ka marrë malli,  mall që nuk do të mund ta përshkruante asnjë poet..”, tha në intervistën e fundit për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” profesor Skyfter Kadriu Presheva, poet dhe veprimtar i shquar nga Kosova Lindore.

Si profesor i gjuhes frenge  prof.Skyfter Kadriu-Presheva e deshti ket gjuhe dhe ja,  Zoti ja solli te varroset ne Francë, aty ku jetoi dhe veproi viteve te fundit si profesor dhe perkthyes. Ne France edhe shume veprimtar e patriot te shquar kane nderruar jete dhe jane varrosur.

SHPËRNDAJE