Ato janë dy në një. Kanë secila nga një kokë, kanë secila barkun e vet, stomakun e vet por edhe nga dy mushkëri, por dy prej tyre pjesërisht të bashkuara. Kurse gjenden në një trup të vetëm, me dy këmbë dhe dy duar. Ah, edhe diçka, kanë edhe një krah të tretë, por ka ngelur i pazhvilluar.

Ato janë Abigail ”Abby”, ose siç quhet ndryshe, Loren Hensel, dhe Brittany ”Britty”, motra binjake e Loren, Lee Hensel, transmeton agjencia noa.

Kanë ardhur në këtë botë, më 7 mars 1990 në shtetin Minesota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe tashmë kanë mbushur 22 vjeç. Kanë shoqëri plot dhe shumë miq e të afërm u rrinë pranë.

Mediumet i mbajnë larg dhe këto foto janë ndër të paktat që kanë lejuar të shfaqen për publikun.

SHPËRNDAJE