Një ushtarë i KFOR-it është kthyer në vendlindjen e tij që të përballet me akuzat për dhunim seksual, pasi disa gra kosovare e kanë akuzuar atë se i ka detyruar ato për kryerjen e “marrëdhënieve seksuale kundër dëshirës së tyre”.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për informim e KFOR-it, të cilët përmes një komunikate kanë thënë se ata e kanë kryer një hetim të brendshëm për këtë çështje, ndërsa kundër tij do të inicohet edhe procedura disiplinore.

Gjithmonë sipas kësaj komunikate, ushtari që akuzohet për dhunim seskual, tashmë është rrugës për në shtetin e tij, mirëpo identiteti dhe përkatësia kombëtare e tij nuk janë treguar.

SHPËRNDAJE