usaaaUshtarët amerikanë në Afganistan e ndihmojnë një koleg të plagosur nga siuleme e furishme te ISIS-it

Ushtarët e Shteteve të Bashkuara, që po u ndihmojnë trupave afgane në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Afganistan, ishin detyruar të largohen nga pozicionet e tyre, duke e lënë armatimin dhe pajisjet, pasi i ishin nënshtruar zjarrit, ka njoftuar mbrëmë ushtria amerikane.

Luftëtarët e IS-it kanë qarkulluar fotografi të lansuesve të raketave, garanatave, municionit, pastaj të kartelave identifikuese, një radio të koduar dhe pajisje të tjera, që i kishin konfiskuar.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, gjenerali Charles Cleveland, tha se humbja kishte ndodhur gjatë luftimeve në provincën Nangarhar, në pjesën lindore të Afganistanit, në muajin korrik. Por, ai i ka hedhur poshtë pohimet se ndonjë pozicion ushtarak amerikan ishte okupuar.

“Gjatë lëvizjes…disa pajisje ishin lënë prapa”, tha Cleveland.

Përkundër natyrës së ndjeshme të disa pajisjeve, Cleveland tha se nuk do të ketë “ndikim të matshëm”nga këto humbje.

“Për shkaqe të kuptueshme, jetët e ushtarëve nuk janë vënë në rrezik për t’i ruajtur pajisjet” tha ai.

Uushtarët amerikanë kanë marrë rol gjithnjë e më aktiv kundër IS-it, prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka autorizuar më tepër mbështetje ushtarake për qeverinë e Afganistanit

SHPËRNDAJE