Për marrjen e diplomave në Universitetin Shtetëror të Tetovës të diplomuarit duhet të presim me muaj e vite të tëra. Në mesin e atyre që pret marrjen e diplomës është Kadri Kamberi i diplomuar një vit më parë. Prindi i tij Jakupi thotë për Alsat për shkak të neglizhencës së administratës së USHT-së djali i tij nuk mund të realizoj të drejtën e vazhdimit të arsimimit në Gjermani. “Djali im ka diplomuar më 30 Shtator të vitit të kaluar por puna është te diploma.

Unë kam shkuar disa herë vet në administratën e universitetit ta kërkoj diplomën, njëherë më thonë nuk kemi format të atij drejtimi herën tjetër thojnë së është gati dhe nuk jepen diplomat jo vetëm për të birin tim por krejtve. Arsyeja sipas tyre është se nuk ka kush ti nënshkruaj nuk na lejon ministria, këto fjalë mi thonë ato fjalë ua them, ndërkohë djalit I duhet diploma se ka diploma në kohë o të magjistrojë në Gjermani. Ne jemi mundu me ka krejt edhe përkundër varfërisë që na ka kaplua por këto nuk na mundësojnë” , tha Jakup Kamberi, prind i Kadriut, student në mekatronikë USHT. Por nga USHT-ja mohojnë të ketë probleme të kësaj natyre. Zëdhënësi i këtij institucioni arsimor thotë procedurat për marrjen e diplomës nuk tejkalojnë afatet e parapara me ligj. “E para punës, kjo nuk ndodh. Universitetet kanë këtë mision studentët që përfundojnë studimet e tyre më në fund pas kalimit të të gjitha procedurave ligjore të parapara nga ligji për arsim të lartë në Maqedoni më në fund të pajisen me dokumentin e tyre final, diplomën e Universitetit. Procedurat për të marrë diplomë në USHT, zgjasin aq sa e parasheh ligji për arsim të lartë në Maqedoni . Mua më vjen keq për rastin në fjalë por nëse vlerëson se ka ankesa ka shkelje siç e vlerëson ai le të paraqitet në hapësirat e USHT-së, dhe problem mbyllet sa hap e mbyll sytë”, tha Selam Sulejmani, zëdhënës i USHT-së. Por, sipas të dhënave që posedon televizioni Alsat ka edhe shumë raste tjera të vonesave në marrjen e diplomave ndërsa arsyetimet bazohen nga shkaku i nevojës së unifikimit të formatit të diplomave me universitetet publike në vend.

SHPËRNDAJE