Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) informoi se e ndërpret procesin mësimor, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës. Në një njoftim të USHT theksohet se procesi mësimor do të ndërpritet nga dita e sotme deri më 10 shkurt, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme dimërore. USHT informoi studentët se këto ditë të humbura do të zëvendësohet gjatë periudhës së ardhshme të semestrit të dytë studimor.

SHPËRNDAJE