Kandidati për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili në debatin te Jeta Xharra në RTV Dukagjini tha se qytetari i Prishtinës do ta mbajë mend si kryetar që të gjitha ato që ka premtuar i ka realizuar, sepse planifikimet i ka bërë bashkë me qytetarët.

Ismaili tha se te gjithë ata që do të vinë do të mbesin me mbresa për Prishtinën, do të angazhohet për një Prishtinë të gjelbër, Prishtinë urbane, Prishtinë e të gjithëve.

“Do të mbahem mend si kryetar që i ka bashkuar qytetarët rreth problemeve e nuk i ka ndarë ata në vija partiake”, tha Ismaili.

Duke folur për planin urbanistik Ismaili tha se asnjë kryetari nuk i takon të bëjë diqka pa i pyetur qytetarët dhe “qëllimi im është që plani urbanistik të bëhet bashkë me qytetarët. Unë angazhohem që këmbësori dhe ciklisti të lëvizë lirshëm dhe Prishtina të një vend jete e jo vetëm një vend punë dhe vend administrate”, tha Ismaili.

Në debatin te Jeta Xharra po marrin pjesë edhe kandidatët tjerë për kryetar të Prishtinës.

SHPËRNDAJE