Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur për qytetarët përmes një postimi në rrjete sociale se zgjedhjet për kryetar të kryeqytetit janë vetëm dy ditë larg.
“2 ditë na ndajnë nga Prishtina funksionale! 💙 Bashkë do ta kthejmë Prishtinën në qytet që funksionon për të gjithë. Platforma jonë është e vetmja me zgjidhje konkrete për secilin problem të qytetit, dhe me projekte që do ta përmirësojnë jetën në çdo lagje e në çdo fshat.”
Ismaili ka ftuar qytetarët të njihen me platformën e tij të zgjidhjeve për kryeqytetin, të cilën mund ta gjeni në: kohaperprishtinen.com/platformaezgjidhjeve.






