Numri i të infektuarve në Zvicër u rrit me 280 persona në 24 orët e fundit, që është dukshëm më pak se rritja e ditës së kaluar (400 persona) dhe dy ditë më parë (552), njoftoi TASS, duke cituar Departamentin Federal të Shëndetësisë.
Sipas departamentit, vdekjet ditën e kaluar ishin 27. Ndersa 25580 persona kanë testuar pozitivisht për COVID-19, deri më tani rastet e vdekjes janë 885.

Në 10 ditët e fundit, numri i rasteve të reja ka ardhur duke u zvogëluar gjatë gjithë kohës. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi në Zvicër deri më 26 prill. Qeveria nuk ka prezantuar karantinë të plotë në vend.

SHPËRNDAJE