Njëzet e katër vjeçarja nga Ukraina, Violetta Stalbarova, erdhi në Safranbol, qytet në veri të Turqisë, dhe pasi e dëgjoi zërin e ezanit shprehu dëshirën të konvertohet në Islam

Violetta është paraqitur në zyrat e myftinisë në komunën Safranbol dhe kërkoi të bëhet muslimane. Myftiu Ilyas Yilmazturk ishte prezent gjatë shqiptimit të shehadetit (dëshmisë) nga ana e ukrainases njëzet e katër vjeçare. Më pas ajo e ndërroi emrin në Xhemre.

“Në deklaratën e saj dhënë agjencisë Anadolia, Stalbarova tha se duke ecur në këtë qytezë të bukur dhe autentike, ishte fascinuar me atraksionet turistike, e në veçanti me pamjen e xhamisë, ndërsa kur e dëgjoi zërin e ezanit, kjo e preku thellë në shpirt, prandaj vendosi të konvertohet në Islam. Tani, ajo dëshiron të mbledh sa më shumë informacione rreth Islamit dhe muslimanëve, e për këtë do ta ndihmojnë edhe udhëzuesit turistik në Safranbol. 

“Jam shumë e kënaqur me Islamin, njëherit kam kuptuar se i posedoj të gjitha ato që i kërkon kjo fe. Tani kam gjetur paqe ne shpirtin tim. I falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan”, tha në fund Stalbarova.

SHPËRNDAJE