Sipas Rugovës, udhëheqësit aktualë të LDK-së, po e përdorin emrin dhe fotografinë e presidentit Rugova, për të kërkuar vota nga qytetarët por nuk po e përdorë filozofinë politike të bashkimit të njerëzve që e kanë simbolizuar Ibrahim Rugovën.
(AIK/ PreshevaJone)

Drejtuesit e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas lajmit për lirimin e përkohshëm të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, të enjten në mbylljen e fushatës zgjedhore në Prishtinë, theksuan se tani ka ardhur koha që Qeveria e Hashim Thaçit të shkojë në shtëpi përjetësisht.uka_fisnik_dobreci-490x320 Udhëheqësi i Listës LDK-Ibrahim Rugova, Ukë Rugova gjatë fjalës së tij ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke theksuar ai nuk është larguar nga paria por partia e kishte larguar atë. Duke dashur të tregojë se partia të cilën e babai i tij me bashkëpunëtorë, e ka lëshuar rrugën e unitetit, Rugova është ka ndërlidhur filozofinë e Ibrahim Rugovës me filozofinë e Skënderbeut dhe atdhetarëve të tjerë shqiptarë. “Filozofi kjo e trashëguar nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të Kuvendi i Lezhës, pastaj Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Abdyl Frashëri te Lidhja e Prizrenit, e Haxhi Zeka te Lidhja e Pejës. Por për fat të keq udhëheqësi aktuale e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk po u përmbahet këtyre parimeve. Në vend të bashkimit ata po i drejtohen përjashtimit. Një fjali e presidentit amerikan Ronald Regan që e kishte thënë në vitin 1962, më është kujtuar shpesh gjatë këtyre ditëve të fundit. Ajo është: ‘Unë nuk u largova nga partia, partia më largoi mua”, theksoi Rugova. Sipas Rugovës, udhëheqësit aktualë të LDK-së, po e përdorin emrin dhe fotografinë e presidentit Rugova, për të kërkuar vota nga qytetarët por nuk po e përdorë filozofinë politike të bashkimit të njerëzve që e kanë simbolizuar Ibrahim Rugovën, si lider të LDK-së, dhe lider të Kosovës.“Kjo LDK që është sot nuk është LDK e Ibrahim Rugovës më të cilën ne jemi mësuar në të kaluarën e saj të lavdishme sepse ajo nuk përkrahë frymën e bashkimit të Ibrahim Rugovës ky është realiteti. Më frymën bashkimit më të cilën presidenti historikë i Kosovës dr Ibrahim Rugova dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bërën një marrëveshje për ta qeverisë Kosovën ë vitin 2004, dhe të gjithë jemi dëshmitarë për të mirat që i solli ai koalicion dhe në këto zgjedhje lista jonë Ibrahim Rugova kemi bërë një marrëveshje koalicioni me AAK-në, që të qeverisim Kosovën për katër vitet e ardhshme”, theksoi Rugova.

SHPËRNDAJE