01 Mars 2020, Ober Grafendorf – Austri e Ulët

AMBASADORI SHQIPTAR Z. BIMO, KONSULLI I KOSOVËS, Z.KOSUMI DHE KONSULL NDERI I HUNGARISË, Z. AVNIJA HAFUZI, ISHIN TË PRANISHËM NË PERURIM RESTAURANTI TE FAMILJA HALILAJ NË OBER GRAFENDORF

01 Mars 2020,

Ober Grafendorf – AU Pjesëmarrje në përurim Cafe – Restaurants “Berdas” te aktivisti i jonë i mirëfilltë, z. Ukë Halilaj, Kryetar i ShKSH „OLIMPIADA“ Melk dhe Obergrafendorf-rrethi St. Pölten.

Mysafir ishin Ambasadori i Shqipërisë, z. Roland Bimo, Konsulli i Republikës së Kosovës në Austri, z. Isa Kosumi, Konsull Nderi i Hungarisë, z. Avnija Hafuzi, Kryetari i Komunës Grafendorf, z. Rainer Handlfinger, Kryetari i Komunës Sant Margareten Sierring, znj. Brigitte Thalauer, Kryetar komunash, asamblist, Drejtor Biblotekes së Landit për AU, St. Pölten z. Hans Joachim Alscher, z. Burkhard Ellegast OSB – Benedikt Auatriak, ish prift Stift Melk, Znj. Anna Elisabeth Fuchs, Drejtore e shkolles fillore në Ober Grafendorf, Këshilltari i mërgates i Kryetarit të Linzit Dr. Klaus Luger, z. Ing. i Dipl. Adnan Abdullahi, z. Miftar Zagraxha, aktivist shumëvjeçar në Austri, z. Rexhep Sahiti, ushtar lirie, drejtor shkolle, Znj Antigona Elshani, mësuese nga ky qytet, mjek, Kryesia e Shoqatës “Olimpiada” – Melk, Steyr, Linz, Ushtar Lirie dhe bashkatdhetar dhe afarist nga trojet etnike shqiptare.

Mysafiret i përshëndeti dhe uroj mirëseardhje në emër të nikoqirit, znj. Halilaj, e cila elaboroi një histori retrospektive nga ardhja e deri me sot të familjës Halilaj.

Ambasadori Bimo, përshëndeti të pranishmit, Familjes Halilaj ju dëshiroj suksese në këtë degë të gastronomisë si fhe u falënderua për ftesen.

Konsulli Kosumi në fjalen rasti ju drejtua të pranishmëve: Të nderuar zonjë dhe zotërinj, I dashur kryetar i qytetit të Obergrafendorf, z. Handlfinger, I nderuar z. Ambasador Bimi, konsull nderi dhe përfaqësues tjerë nga institucionet austriake, kosovare dhe shoqatave kulturo sportive në Austri, E nderuar familja Halilaj, I dashur Ukë! Kam nderin të jam sot me ju sot në këtë Manifestim rasti në përurim të kësaj kafeneje – restorant “Berdas”.

Përurimet të tilla nga bashkatdhetarët tanë i bajnë nder Austrisë, qytetit e Ober Grafendorf, familjes së vyer dhe shumë fisnike si dhe qytetarëve kosovarë në Austri. Z. Ukë Halilaj dhe Familja Halilaj, janë punëtor dhe aktivist të dëshmuar, të shkëlqyeshëm këtu në Austri dhe gjithashtu në Kosovë, Uka i cili gjithmonë e ka bërë këtë deri tani me ambicien e tij të mbështetur gjithëmonë nga familja. Prandaj, zonja dhe zotërinj, me këtë person dhe familjen e tij, ne dhe ju jemi dhe duhët të jemi shumë krenarë.

Uroj që përurime të tilla të reja, sa më shpesh të ndodhin në Austri, nga qytetarët tanë të cilët çdo ditë e më shumë po tregojnë kulturë dhe afarizëm të lartë, integrim dhe prosperim të barabartë me qytetarët austriak. Ju dhe Familjes suaj ju dëshiroj hapërim të mbarë drejt horizontit të suksesit. Të ftuar në këtë eveniment ishin të pranishëm 100 mysafir të ftuar nga Austria dhe shteteve për rreth. Në shenj respekti mysafirët special u nderuan me nga një dhuratë, dhe të pranishmit gjatë gjithë kohës u shërbyen me pije të ndryshme dhe ushqime tradicionale shqiptare dhe austriake.

Ju priftë e mbara,

Gëzuar,

SHPËRNDAJE