Ishte problemi karrieristë se kush do ta marrë udhëheqjen e Lëvizjes. Sidomos me ardhjen e Xhafer Shatrit dhe të vëllezërve Komogllava (Mustafë e Emrush Xhemaili) dhe të Fazli Veliut do të shënohen përçarjet e mëdha.

 

Mërgata shqiptare në Zvicër dhe kontributi i saj dhënë për Kosovën

Me vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, filloi përçarja e madhe. Ishte problemi karrieristë se kush do ta marrë udhëheqjen e Lëvizjes. Sidomos me ardhjen e Xhafer Shatrit dhe të vëllezërve Komogllava (Mustafë e Emrush Xhemaili) dhe të Fazli Veliut do të shënohen përçarjet e mëdha, gjë që nuk shkoi shumë kohë dhe Lëvizja u nda në dysh, në “Lëvizjen me Adresë” që udhëhiqej nga bashkëveprimtarët e Kadri Zekës në krye me Hasan Malën, dhe në Lëvizjen pa adresë që udhëhiqej nga Vëllezërit Mustafë e Emrush Xhemaili nga Komogllava e Ferizajt, Fazli Veliu nga Kërçova e disa të kësaj kategorie enveriste, kurse Xhafer Shatrin e lanë anash, sepse e konsideronin si të padëshirueshëm për të dyja krihet.
Pas kësaj ndarjeje a si të themi përçarjeje, nis largimi i të gjithë atyre që si përkisnin asnjërit grupim politik. Në këtë ftohje të mërgatës ndikuan konceptet e dy lëvizjeve që u bënë publike, sidomos me shkrimet në gazetat “Zëri i Kosovës”, që njëkohësisht dilnin dy sish. Kjo garë marramendëse çoi deri atje sa u publikuan emrat e veprimtarëve që ishin në Kosovë, ose që pritnin radhën për t’u dënuar nëpër burgjet serbe e jugosllave. Ndonëse, siç flitej ata mbanin qëndrim burrëror duke mos pranuar gjë, kurse marksist leninistët e LPK-së, krekoseshin duke ua publikuar emrat e fotografitë nëpër gazetat “Zëri i Kosovës”, ku sipas të dhënave, u kanë shkaktuar shumë e shumë probleme veprimtarëve në Kosovë.
Në atë kohë, këtu në Zvicër vepronin edhe disa klube që ishin nën statutin Jugosllav, edhe pse aty kishte njerëz të mirë, dyshohej se shërbimi jugosllav UDB-a kishte ndikimin e saj, po aq edhe Lëvizjet, po sidomos ajo me adresë që udhëhiqej nga klani Mala, kishte ndikim më të madh, ndoshta pasi parulla e tyre ishte Republikë brenda Jugosllavisë. (bota sot)

SHPËRNDAJE