Në mes të pandemisë së coronavirus, kompania “Ubo Consulting” nga Prishtina ka nisur një anketë që po e realizon nëpërmjet telefonit, me disa pyetje për zhvillimet e fundit në vend, me arsyetimin se atë u aka kërkuar si shërbim UNDP.

Por, ajo që vërehet nga pyetjet që po u bëhen qytetarëve nga anketuesit e kompanisë “Ubo Consulting”, është se shumica e pyetjeve janë sugjestive për të nxitur dëmtimin e imazhit të institucioneve të Kosovës si dhe pyetje që I sugjerojnë qytetarët të mbështesin kërkesat e bëra publike së fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje, për protesta dhe trazira në vend.

Disa qytetarë kanë dërguar mesazhe në redaksi për pyetjet që sot kanë pranuar nga anketuesit e “Ubo Consulting” të cilët u kanë thënë se këto përgjigje po i nevojiten UNDP-së, duke mohuar lidhjen e kësaj ankete me partitë politike.

“Sapo me thirri një djalë me emrin A.H (Emër I njohur për redaksinë) dhe shumica e pyetjeve ishin sugjestive si me qene të shkruara nga Haki Abazi apo dikush nga Vetëvendosje. Po ju tregoj disa nga pyetjet: A do dilnit tash në protesta në dy javët e arshshme për shkak të gjendjes politike? Kush është fajtor për këtë gjendje të shkaktuar? Pse mendoni se ka ngecje në zhvillimin ekonomik të Kosovës? Kush mendoni se ndikon më shumë në gjyqësor? Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet mbahen pas 1 jave? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që i mbajtja mend. Por shumica ishin sugjestive për të dëmtuar imazhin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë në kushte anonime një qytetar i Prishtinës.

Redaksia ka provuar disa herë të marr përgjigje nga UNDP dhe nga kompania “Ubo Consulting” për të konfirmuar se kush e ka porositur këtë anketë dhe për çfarë qëllimi po bëhet, por nuk ka mundur të marrë një përgjigje.

Ditëve të fundit, pas rrëzimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë nxitur militantët e tyre në rrjete sociale për të paralajmëruar protesta e trazira në rast se Kuvendi i Kosovës zgjedh një qeveri tjetër.

Ndërsa sot debate është përshkallëzuar edhe më shumë, ku kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri I cili ka kaluar në Vetëvendosje, ka paralajmëruar edhe për luftë vëllavrasëse nëse VV nuk udhëheqë me Qeverinë.

“Ubo Consulting” edhe më herët ka kryer anketa të tilla, por të cilat janë kundërshtuar nga gjithë faktorët relevantë, për shkak të anshmërisë së anketave të tyre.

SHPËRNDAJE