L’image contient peut-être : 4 personnes, personnes assises et intérieurPreshevë  -Kuvendin Komunal të Preshevës u realizua aktiviteti i dytë me radhë “Nata e filmit shqip” organizuar nga Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës në Kosovë.

Në këtë event morën pjesë një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve, duke përfshirë profesorë, politikanë, nxënës dhe kryesisht studentë, të cilëve krejt në fund iu dha mundësia të diskutonin në lidhje me tematikën e filmit dhe ndërlidhjen e tij me situatën aktuale të shqiptarëve.

Për fund, USLP thekson se prania juaj në evente tona ka një domethënie të veçantë dhe njëkohësisht shërben si shtysë për aktivitete të vazhdueshme dobiprurëse.

SHPËRNDAJE