Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq bëri të ditur se janë gjetur në Serbi dy piktura të Pikasos-pronë e një muzeu gjerman e të cilat ishin vjedhur nga një ekspozitë zvicerane.

http://www.botasot.info/img/640x392,.jpgDaçiq, nuk dha informata rreth lokacionit ku janë gjetur pikturat apo dyshimeve eventuale për personat përgjegjës të vjedhjes.

Mediet lokale njoftuan se nuk është bërë ndonjë arrestim lidhur me këtë çështje. Pikturat “Tete de Cheval” (Koka e kalit) nga viti 1962 dhe “Verre et Pichet” (Qelqi dhe shtamba) e vitit 1944 ishin vjedhur në vitin 2008 në një ekspozitë në Zvicër.

Policia serbe tha se punimet në fjalë kanë një vlerë prej “disa miliona” dollarësh.

Rasti është ende nën hetime.

SHPËRNDAJE