Raketa detare e Turqisë ”Atmaca” u testua të enjten në rajonin e Detit të Zi.

Aktivitetet e provës së “Atmaca”, një raketë me rreze të gjatë anti-anije e zhvilluar nga Roketsan, u kryen në provincën veriore të Sinopit, sipas guvernatorit të qytetit, shkruan Anadoly Agency.

“Produkti ynë Atmaca do të frikësojë armiqtë”, citohet të ketë thënë komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Ozbal, pasi vëzhgoi testet së bashku me Erol Karaomeroglu, guvernatorin e Sinopit.

Po sipas AA, Roketsan vë në dukje “Atmaca” është një raketë goditëse me precizion të lartë, me rreze të gjatë, e cila mund të integrohet me anije patrullimi, fregata dhe korveta.

Ndërkohë siç shkruan TRT, slogani “frikë për armikun, siguri për miqtë tanë” u përdor për raketën e prodhimit plotësisht vendas.

SHPËRNDAJE