Ballina Lajme “Turpi e mbuloftë atë futbollist që përpara interesit kombëtar e vendos atë...

“Turpi e mbuloftë atë futbollist që përpara interesit kombëtar e vendos atë personal”

0

Gëzim Zhilivoda, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tifoz i flaktë i futbollit, ka komentuar situatën e fundit me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova të mërkurën mbrëma bëri një postim në Instagram, për të shpjeguar arsyen e mungesës në grumbullimin e muajit nëntor te Kosova, duke akuzuar disa persona brenda Përfaqësueses, se kinse ata ia kanë mbyllur “derën” atij për dy ndeshjet e radhës, në kualifikimet për Evropian 2024, ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, shkruan lajmi.net.

Zhilivoda me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kritikuar ashpër futbollistët që, sipas tij, e vendosin interesin personal para atij shtetëror e kombëtar.

Ndër tjerash, ai ka shkruar se si gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka varrosur dhjetra bashkëluftëtar e që theksoi se secili nga ta ka dhënë atomin e fundit për një shtet të lirë e të pavarur.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Askush mbi shtetin ! Pergjate viteve 1998-1999 personalisht me duart e mija varrosa dhjetra bashke luftetar te rene  tanimë deshmore,secili nga ta vdiq duke e dhene edhe atomin e fundit qe kishin per nje shtet te lire e te pavarur.As ne endrrat me te kqija nuk do te paramendoja qe vie dita kur shteti refuzohet te perfaqsohet nga djemt te cilet i lindi e i rriti vet.Perfaqesuesja e Kosoves mund ti kete 100 probleme por asesi nuk mund ta obligoje dike ta doje vendin e vet.Turpi i mbulofte secilin futbollist qe perpara interesit shteterore e kombetare e vendos ate personal.Te gjithe personat te cilet me apo pa qellim tentojne ti arsyetojnë mungesat e fundit ne perfaqesuese ,turpi i mbulofte./Lajmi.net/

SHPËRNDAJE