Në Linz të Austrisë, Unioni i Shoqatave Shqiptare, në bashkorganizim me Fondin Humanitar, u organizua një turnir në futboll të vogël me moton “Ta ndihmojmë Kosovën Lindore”.

Në këtë turnir morën pjesë 13 ekipe në futboll të vogël, dhe në shenjë solarideti ndaj këtij destinimi aq human, iu bashkangjitën edhe 19 biznese afariste me veprimtari nga më të ndryshmet.

Ky organizim me plot sukses u menaxhua dhe u mbikëqyrë nga z.Imer Aliu, koordinator i grupit organizativ dhe z.Dul Krasniqit, kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanovc e Medvegjë në Austri.

Duke u nisur nga vetë plani veprues strategjik dhe nga platforma e përgjithshme që është hartuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Austrinë e Epërme, e që ne mes tjerash është përpiluar edhe programi humanitar, nga data 20 e 21.05.2017 u organizua  dhe u zhvillua një turnir në futboll të  vogël.

Në fillim turniri sportiv dhe të gjithë të pranishmit u përshëndetën nga z.Imer Aliu, koordinator i turnirit, z.Ismet Sinani, kryetar i Unionit Shqiptar, z.Sadik Zeneli, FHPBM, dhe Z.Mehdi Prushi, kryetar i Shoqatës “Dardania” dhe njëkohësisht i Klubit Futbollistik me të njëjtin emër.
Në këtë turnir morën pjesë 13 ekipe futbolli nga qytete të ndryshme nga Landi Austri e Epërme.

Për mbikëqyrje dhe menagjim iu besua USHSHAE, përkatësisht z.Imer Aliu me shumë bashkëpunëtor të zellshëm të të gjitha shoqatave dhe kryetarit të FHPBM(Kosovës Lindore), z.Dul Krasniqit.

Nga gjithë ajo që u pa në fushë të gjelbër dhe të haper, vërehej se në mesin e këtyre ekipeve ka talentë tè mirërfilltë té futbollit, duke lënë përshtypje se ata, nëse mund të bien në dorë të ndonjë trajneri me eksperiencë nga futbolli, shumë lehtë mund té  ngjiten majave të futbollit.
Disa nga këta lojtarë një pjesë e mirë e tyre, ishin aktiv dhe po luanin në  klube amatere futbollistike.

Ajo çka ra në sy për të  mirë ishte edhe referimi mjaft cilësor dhe profesional i disa referëve shqiptarë. Ata, dukej qartë se jane mjaft mirë të përgatitur dhe të gatshëm të marrin në pergjgjësi dhe të referojnë lojra të niveleve më të larta.

Në pergjithësi, pati lojëra shumë të mira, të përshkuara me një disiplinë mesatare, me shumë gola të shënuar dhe me një referim mbimesatar.
Komisioni punues, i përbërë nga Nazmi Rraci, Imer Aliu, Besart Rambaja, Qani Abdullahu dhe Elfat Mustafi, që kishin përcjellur të gjitha lojrat futbollistike, me meritè ndane çmime dhe kupa për më të sukseshmit:
Vendin e parë e ftoi FC “Dardania”, trajner Enver Gashi.
Vendin e dytë e fitoi xhamia “Bujaria”
Vendin e trete e fitoi “Besa”
Vendin per Fer-Pley e fitoi “Fondi Humanitar”, trajner Arsim Aliu
Futbollisti, golashenuesi më i mirë u zgjodh Besnik Refiku “Bujaria”
Portieri më i mirë u zgjodh Përparim Topalli FC “Dardania”
Në një konkurrencë të fortë, referi më i mirë u zgjodh Arsim Aliu. Në fund, u falenderuan sponzorët dhe publiku futbolldashës./NGA: ISMET SINANI

SHPËRNDAJE