Londër, 21 qershor –

Pavarësisht asaj se çka bëni, ekziston ai momenti kur e dini që duheni të ndaleni. Shkencëtarët kanë zbuluar pjesën e trurit në të cilën marrim vendimin për t’u ndalur dhe të kërkojmë diçka më mirë. Shkencëtarët besojnë të kenë zbuluar pjesën e saktë të trurit i cili na thotë kur ka ardhur koha për të hequr dorë, ndërsa ky impuls instinktiv është ndërtuar me shekuj. Instinkti i njëjtë i cili u ka sugjeruar paraardhësve tanë të lashtë të braktisin gjuetinë dhe të shkojnë në hapësira më të pasura, njerëzit e kohës moderne i bën të provojnë, për shembull, një faqe të re në internet, nëse faqes së parë të zgjedhur i duhet shumë kohë për t’u hapur në ekran.

Faqet e internetit si vend gjuetie

Zona përgjegjëse që në çdo situatë të vlerësojë marrëdhënien e asaj që fitojmë dhe që kemi investuar gjendet në korteksin frontal, ndërsa kur është arritur pragu i caktuar, ajo pjesë e trurit dërgon sinjale për ta gjuajtur peshqirin në ring.

Deri te zbulimi kanë ardhur shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Duke, duke vëzhguar sjelljen e majmunëve të cilët ishin të detyruar të vendosin nëse dëshirojnë të qëndrojmë me burimin e ushqimit i cili u jep më pak sasi të lëngut të frutave apo burimin e ri i cili ndoshta do t’u japë sasi më të mëdha të ushqimit. Grumbulli i neuroneve në korteksin frontal me kohë ka treguar rritjen e aktivitetit. Pasi që niveli i aktivitetit ka arritur një nivel të caktuar, majmunët menjëherë shpërnguleshin.

“Mund ta përshkruajmë këtë si pragu në tru i cili vendos nëse duhet të qëndrohet apo shkohet”, tha profesori Michael Platt i cili ka udhëhequr hulumtimin.

Ai pohon që rezultatet e eksperimenteve të tyre pajtohen me tezën e teorisë së evolucionit të vitit 1976 të quajtur teorema e vlerës së kufizuar e cila pohon që paraardhësit tanë të lashtë kishin mbetur më gjatë në shkurren e një manaferre sa më e madhe të ishte largësia mes shkurreve. Është treguar që ajo tezë vlen edhe për shumë lloje të mbretërisë së kafshëve, krimbat, bletët, peshqit dhe fokat.

Profesor Platt thotë që për shkak të mekanizmit të njëjtë të ndërtuar në tru sot heqim dorë nga faqet e internetit të cilat hapen ngadalë dhe shkojmë në faqet e atyre, përmbajtjen e të cilave e fitojmë më shpejt.

SHPËRNDAJE