Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet, raporton Gazeta Express.

Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin amerikan kanë normalizuar sot lidhjet ekonomike duke nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Trump e ka quajtur këtë moment historik.

“Me të vërtetë, është historike”, tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale.

“Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

SHPËRNDAJE