Bruksel, 17 mars  -Bashkimi Evropian është duke ndjekur çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga afër. “BE-ja ndan të njëjtat pikëpamje si NATO dhe SHBA për këtë çështje”, deklaroi Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në BE. (“The EU is following the matter of the transformation of the Kosovo Security Force closely. The EU shares the views of NATO and the US on the matter.“)

Thirrja për një pezullim të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, i përfshirë në një rezolutë të miratuar në Kuvendin e Kosovës nuk kontribuon kurrësesi në raportet e Prishtinës me Brukselin si dhe normalizimit të marrëdhënieve, që është në kundërshtim me angazhimet e marra në mënyrë të vazhdueshme nga Kosova.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialog deri më tani dhe kështu të avancojë edhe normalizimi i marrëdhënieve dhe perspektiva e saj drejt BE-së dhe jo me vendime të njëanshme që do të dëmtojnë proceset dhe perspektivën e integrimit të vendit të tyre drejt institucioneve ndërkombëtare” tha Kocijancic për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”./m.m/

 

 

SHPËRNDAJE