Traineri i U19 të Fc Prishtinës, z. Agim Maliqi në një bisedë për “Presheva Jonë” ka folur në lidhje me eksperiencën e tijë në kryeqytet, por edhe për zhvillimet në futbollin vendorë në përgjithësi, duke filluar nga gjeneza, nga më të vegjëlit, për të cilët sipas Maliqit, është duke u bërë mjaftë shumë, e si rezultat i së cilës pritet që në një të ardhme shumë të afërtë, të vilen edhe sukseset. Maliqi ka vlerësuar lartë angazhimin e FFK-së që sipas trainerit të Prishtinës, ka përkushtimin dhe energjinë e nevojshme që futbolli të arrijë sukseset të cilat i dëshirojnë të gjithë.

 

“Futbolli në Kosova viteve të fundit ka ndryshuar ndoshta më shumë se 360 shkallë, kjo falë punës së madhe që po bëhet në cdo aspekt, duke filluar nga trainerët e rinjë që janë angazhuar gjithandej, me përvoja e energji të reja, ofrimi i mundësive pë licensim nga ana e FFK-së për çka ne trainerët jemi falemnderues, e që po motivojnë edhe më shumë të rinjët që rezultatet të jenë sa më kualitative, kjo edhe si rezultat i infrastrukturës që përditë e më shumë po përmirsohet. Fal këtyre elementeve që po i përmend, unë jam optimist se në një të ardhme jo shumë të largët, kombëtarja e Kosovës të ketë rrethë 80% të përbërjes së sajë nga ligat vendore”, është shprehur z. Maliqi.

Z. Agim Maliqi, trainer i Fc Prishtina U19

Traineri i Fc Prishtinës, z. Maliqi ka komentuar edhe debatet e kota nëse futbolli kosovarë është apo jo në rrugën e duhur duke thënë se renditja e fundit e kualitetit të ligave rajonale e dëshmon më së miri një gjë të tillë.
“Me thënë të vërtetën është bërë një luftë e madhe kundër Federatës së Futbollit të Kosovës. Unë mendoj se në FFK është bërë dhe po bëhet një punë e jashtëzakonshme duke i afruar afër vehtes njerëzit profesionist. Në përgjithesi futbolli vendor ka ecur shumë përpara që nga pranimi në UEFA e FIFA, këtë mund ta shohë gjithsecili, e keni parë ranglistën e ligave të rajonit, ne jemi jashtëzakonisht mirë të pozicionuar, e unë mendoj se ngritja në cilësi do të vazhdojë. Është absurde që të mos ketë hapsirë për kritika dhe për punë edhe më të madhe, kjo për shkak se futbolli i Kosovës ka dalë prej një ngecje të madhe disa decenjesh, e dijmë të gjithë, në start ne kemi qenë disa hapa prapa e tash për ta nxënë hapin, po ecim me ritëm të shpejt, në secilin drejtim”.

z. Maliqi ka folur edhe për punën që kanë mundësi ta bëjnë kryetarët e komunave, në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin e futbollit, e indirekt edhe në largimin e rinisë nga rrugët e këqija.
“Unë kam disa nëse mund ti quaj kritika ose sygjerime për kryetarët e komunave në Republikën e Kosovës në mënyrë që të jenë sa më kooperative dhe në bashkërendim sa i përket projekteve sportive, të nxiten projektet për futbollin në bashkëpunim me FFK-në, kjo pasi që fundja janë në të mirë të qytetarëve të vetë, nesër ku i dihet, mund të kemi yje të ardhshem të futbollit nga secila komunë e Kosovës”, ëshë shprehur traineri i FC Prishtinës.

 

Për fund, z. Maliqi është shprehur optimis për të ardhmen e Fc Prishtinës duke dhënë një lajm të mirë për “Plisat” e kryeqytetit se së shpejti, me ritmin e punës që po bëhet në klub, Fc Prishtina do të rikthehet në maja, sikue në kohrat e lavdishme.

SHPËRNDAJE