Atëherë, jeta e saj mori fund edhe pse jetonte, u shpreh familja e saj që me aq dhimbje shihte vajzën e tyre.
Vajzës ju vendos një gjysmë top basketbolli si protezë për trupin e saj e cila do t’i shërbente si këmbë për ta ndihmuar të lëvizte pasi familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet për proteza moderne.

Ajo lëviz me topin dhe te duart përdor dy mbajtëse druri. Ajo ka lëvizur gjithandej, madje dhe në shkollë.
Mijëra njerëz u prekën nga tragjedia e kësaj vajze dhe lufta që bënte për të jetuar.
Ajo do të marrë pjesë për konkurrim në paraolimpiadën e notit në Londër, të këtij viti.
Pasi gjendja e vajzës u përhap gjithandej, tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Sigurimit Publik në Kinë si dhe Qendrës së Kërkimeve Rehabilituese.

Ata arritën që të sigurojnë për vajzën Qian, një palë këmbë proteze të duhura, por ajo ende thotë se i pëlqen të përdorë topin basketboll nga koha në kohë pasi ai është më i lehtë për të që të futet brenda në pishinë dhe të dalë prej saj.

SHPËRNDAJE