« Unë nuk mund t’ju them se kur lirohet..Sepse rasti është në proces e sipër kundër z.Ramush Haradinaj. Pastaj anë muajin shkurt të vitit të ardhshëm, në gjykatë do të përballet para dëshmitarëve… » i ka deklaruar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së

 

Hagë, 11 dhejtor / AIK-Presheva Jonë

Mediat kosovare sot kanë raportuar se Ramush Haradinaj është liruar nga paraburgimi për festat e fundvitit nga Gjykata e Hagës. « Ai do të kthehet në Kosovë nga 17 dhjetori dhe do të qëndrojë deri më 14 janar. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë z.Haradinaj nuk do të kete të drejtë të marrë pjesë në asnjë aktivitet politik e as të bëjë deklarata publike »pra ky ështëljami nga Prishtina, por nga Haga sot i kanë deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » ndryshe..Në bisedë me znj.Nerma Jelacic duke mos dashur të komentoj shkrimet  emediave kosovare ajo pohon se « për atë cfarë kanë shkruar e folur mediat në Kosovë për z.Haradinaj mund t’i pyesni përfaqësusit e atyre masmedieve se ku e kanë burimin  e informacionit. Megjithse, ai lajm qenka i mirë, sikur të ishte ashtu.. »

Se kur do të lirihet lideri i AAK-së z.Hradinaj znj.Jelacic në vazhdim pohon se « Unë nuk mund t’ju them se kur lirohet..Sepse rasti është në proces e sipër kundër z.Ramush Haradinaj. Pastaj anë muajin shkurt të vitit të ardhshëm, në gjykatë do të përballet para dëshmitarëve… » i ka deklaruar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së..” Kjo është hera e dyte që mediat që mediat shkruajnë për lirimin e Ramush Haradinaj, cka sipas zyrtarëve në Hagë, vetëm drejutesit e atyre mediave e dinë pse spekulojne rreth lirimit të Ramush Haradainajt ?!

SHPËRNDAJE