Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Prizren ka lëshuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me menaxhimin e pandemisê dhe shkeljen e Kushtetutës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Janë shqetësuese deklaratat dhe sjelljet politike të papërgjegjshme ditëve të fundit të partisë në pushtet. Kur janë në pyetje interesat politike ditore, ata harrojnë pandeminë dhe bëjnë thirrje për protesta e dhunë. Kjo vetëm sa e përkeqëson dhe rritë panikën në jetën e qytetarëve të Prizrenit – të cilët po jetojnë në ankth për shkak të rasteve të reja ditëve të fundit.

Deputetët e Vetëvendosjes nga Prizreni, parti që qeverisë me qytetin – këto ditë kanë vendosur të merren me politika të mëdha dhe harrojnë ta menaxhojnë pandeminë duke dështuar në të gjitha drejtimet. Jo vetëm kaq, dhe pa kokëçarje të madhe, po bëjnë thirrje për protesta duke rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve. Në emër të pandemisë, shkelën Kushtetutën e cënuan liritë e njeriut dhe rendin demokratik kushtetues.

Ata kanë zgjedhur gjuhën e dhunës, të kërcënimeve, shantazheve e nxitjes së urrejtjes ndaj secilit që mendon ndryshe dhe nuk pajtohet me ta. Kjo sjellje është e papranueshme në këtë kohë pandemie ku mijëra qytetarë e biznese po jetojnë me frikë dhe në kushte të rënda socio-ekonomike.

SHPËRNDAJE