http://www.botasot.info/img/presidenti-bt.jpgPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, mirëpret rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës. Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës inkurajon forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë.

SHPËRNDAJE