Numri i banorëve të Serbisë është më i vogël për shumë se 350.000 krahasuar me vitin 2002, ka deklaruar drejtori i Entit Republikan të Statistikave të Serbisë, Dragan Vukmiroviq.

Ai thotë se arsyeja kryesore e pakësimit të popullsisë është shkalla negative e shtimit natyror. Sipas medieve serbe, numri i banorëve të regjistruar është më i vogël edhe për shkak të bojkotit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, por edhe për shkak se një numër është shpërngulur në botën e jashtme, ka thënë Vukmiroviq.

Ai thotë se për 10 për qind është pakësuar popullsia në pothuajse 50 për qind të komunave të Serbisë, sidomos në lindje. Sipas regjistrimit të fundit, Serbia ka 7.120.666 banorë.

SHPËRNDAJE