Kryetarja e Parlamentit të Shqiëprisë, Jozefina Topalli, ka deklaruar se lidershipi i Partise Socialiste është kthyer në një celulë antievropiane. Gjatë një intervistë, Topalli foli edhe për Presidentin Bamir Topi.

E pyetur nëse presidenti Topi do të formonte një parti të re a ka shqetësime se do të dobësohej Partia Demokratike, Topalli tha se “nuk ka asnjë shqetësim”, duke theksuar se “kjo nuk është diçka e papritur, as e panjohur”.

“Besoj se do të merrte nga e majta, sepse zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit”, tha kryeparlanemtarja Topalli në këtë intervistë.

SHPËRNDAJE