Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se mazhoranca është e angazhuar për të bashkëpunuar me opozitën për të gjitha ligjet, ndërsa theksoi se shpreson se opozita të tregojë me vepra ato që ka shprehur me fjalë. Deklarata e Topallit u dha në një konferencë për mediat, pas takimin me një delegacion të Bundestagut gjerman. Topalli tha se me përfaqësuesit e parlamentit gjerman u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në vendin tonë. Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit gjerman deklaroi se për statusin e vendit kandidat Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet dhe të realizojë reformat.

SHPËRNDAJE