TIRANË, 1 Maj /ATSH/ -Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në zonën e njohur si 9-katëshet. Lënda plasëse ishte vendosur në një makinë.

Makina ka qenë tip Smart, e parkuar në një rrugicë në pjesën e pasme të godinës së Prokurorisë.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendngjarjen ndodhen forca të shumta policie. /gj.m/

SHPËRNDAJE